Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tantros Antanom Gebregesous së fundmi përmes një mesazhi dërguar autoriteve në Kinë, ka kërkuar më shumë bashkëpunim për hetimin e koronavirusit.
Rastet e para të konfirmuara të pandemisë u zbuluan në Wuhan, Kinë në Dhjetor 2019.
“Shpresojmë të ketë më shumë bashkëpunim për të zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi,” ka thënë në një konferencë për mediat drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
Epidemiologu i OBSH-së Mike Ryan ndër të tjera ka bërë me dije se të premten kreu i OBSH do të shpallë propozimet për fazën 2 të hulumtimit të koronavirusit.
“Ne shpresojmë të punojmë me homologët tanë kinezë në këtë proces dhe Drejtori i Përgjithshëm do t’u paraqesë masa Shteteve Anëtare,” ka thënë ai.e.su./abcnews.al