Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH mbledhje urgjente në Evropë: Izolimi është mundësia e fundit, shkakton probleme të tjera

schedule20:09 - 29 Tetor, 2020

schedule 20:09 - 29 Tetor, 2020

“Një bllokim i përgjithshëm, si ai i vendosur në mars dhe prill, duhet të jetë zgjidhja e fundit në përgjigje të rasteve në rritje të koronavirusit”, tha shefi i OBSH-së në Evropë Hans Kluge në një telekonferencë emergjente për shkak se në Europë u tejkaluan 10 milionë raste, me ministrat e shëndetësisë të rajonit.

“Ne e dimë që bllokimet, si ajo që kemi parë në fillim të këtij viti, do të zvogëlojnë transmetimin në komunitet dhe do t’i japin sistemit shëndetësor kohën e nevojshme për të rindërtuar dhe azhurnuar, për të përballuar ngjarjet serioze të COVID-19 dhe për të siguruar shërbimet e nevojshme” , tha ai.

“Por, ne gjithashtu e dimë që bllokimet e plota do të rrisin kërkesën për shërbime të shëndetit mendor dhe do të shkaktojnë një rritje të dhunës në familje, ndërsa në të njëjtën kohë do të zvogëlojnë shtrimin në spital për sëmundjet kronike, duke rezultuar në vdekje të parakohshme nga këto sëmundje.

“Ndikimi indirekt”,- vazhdoi ai, –i cili lidhet me vështirësitë financiare me të cilat përballen qytetarët që do të kthehen në sigurimet shoqërore, mund të ketë efektin e ndikimit të mëtejshëm ekonomik dhe të zgjasë kohën e rimëkëmbjes së ekonomisë.

Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare si një mundësi e fundit sepse ato anashkalojnë mundësinë që të gjithë të përfshihen në masa themelore dhe efektive,” tha ai.

Kluge iu referua mësimeve të nxjerra nga pandemia deri më sot.

“Ne mund të marrim masa që bëjnë një ndryshim dhe shpëton jetë duke ruajtur jetën e qytetarëve,” tha ai.

Ai dha parashikimet e tij, nga Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) i Universitetit të Uashingtonit, sipas të cilit përdorimi sistematik dhe i përgjithshëm i maskave në 95% nga sot mund të shpëtojë deri në 266,000 jetë deri në 1 Shkurt në 53 shtetet anëtare të Europës.

Të dhënat, tha ai, sugjerojnë gjithashtu që inkurajimi i njerëzve për të punuar nga shtëpia kur është e mundur, duke kufizuar turmat e mëdha dhe duke mbyllur proporcionalisht vendet ku njerëzit mblidhen, mund të jetë një mënyrë efektive në shpëtimin e jetëve të njerëzve.

Nga ana tjetër, vuri në dukje ai, ne kemi besim se fëmijët dhe adoleshentët nuk konsiderohen të jenë transmetuesit kryesorë të COVID-19. Kjo është arsyeja pse, shtoi ai, “mbyllja e shkollave nuk konsiderohet një masë efektive, e unifikuar dhe duhet të vazhdojë të jetë një mundësi e fundit”.

“Ne duhet të përfshijmë qytetarët për të na ndihmuar të krijojmë zgjidhje,” tha ai.

Ai gjithashtu bëri theksoi ndër të tjera, domosdoshmërinë për t’i dhënë përparësi nevojave dhe mirëqenies së personelit shëndetësor dhe atyre në shërbimet thelbësore.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!