Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga shfaqja e variantit Omicron janë regjistruar mbi 80 milion të infektuar në të gjithë botën. Sipas kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus pavarësisht se Omicron është më i lehtë se variantet e tjera duhet të tregohemi të kujdesshëm.
Megjithatë, ai tha se ekzistonte mundësia që virusi të bëhet endemik nëse strategjitë dhe mjetet si testimi dhe vaksinat do të përdoren në mënyrë efektive.
Tedros tha se që kur u identifikua rasti i parë me Omicron, më shumë se nëntë javë më parë, janë raportuar mbi 80 milionë të infektuar, më shumë se të infektuarit në të gjithë 2020.
“Kushtet janë ideale që të shfaqen më shumë variante,” përfundoi ai.
/abcnews.al