Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar Europën për ritmin e ngadaltë të vaksinimit duke thënë se kjo situatë është e papranueshme, sepse po zgjat pandeminë.
“Ritmi i ngadaltë i vaksinimit po zgjat pandeminë. Vaksinat janë mënyra më e mirë për të parandaluar Covid-19. Jo vetëm që funksionojnë, por janë shumë të efektshme edhe në uljen e infektimeve. Vaksinimi po bëhet me një ngadalësi të papraueshme”, ka thënë në një deklaratë drejtori i OBSH-së në Europë, Hans Kluge.
“Për të qenë të qartë; procesi duhet shpejtuar duke rritur prodhimin e vaksinave, duke shmangur pengesat dhe duke përdorur edhe dozën e fundit në magazinë. Tani për tani, situata në Europë është më shqetësuesja që kemi parë gjithë këtë muaj”, vijo më tej ai.
Në zonën e Europës, e cila për OBSH përfshin edhe Rusinë dhe shumë vende të Azisë Qendrore, numri i vdekjeve të reja tejkaloi 24,000 javën e shkuar dhe po i afrohet shpejt një milionëshit. Ndërkohë numri javor i rasteve të reja ka arritur në 1.6 milion./e.b-abcnews.al