OBSH: Heqja dorë nga kontrolli i pandemisë, shumë e rrezikshme

schedule12:28 - 27 Tetor, 2020

schedule 12:28 - 27 Tetor, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se të heqësh dorë nga kontrolli i koronavirusit është e rrezikshme dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund politizimit të Covid-19 në një konferencë për shtyp në Gjenevë të hënën.

“Shkenca vazhdon të na tregojë të vërtetën në lidhje me virusin, si duhet ta mbajmë në kontroll, si ta eliminojmë dhe si të shpëtojmë jetët e njerëzve”, tha Tedros.

Shumë vende dhe qytete kanë ndjekur këshillat e shkencës, tha ai, ishin në gjendje të mbanin nën kontroll koronavirusin dhe të ulnin shkallën e vdekshmërisë.” tha ai.

 

“Ajo që do të shpëtojë jetë është shkenca, zgjidhjet dhe solidariteti,” tha Tedros.

Shefi i Shtabit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha CNN për se SHBA-ja “nuk do të kontrollojë” pandeminë, pasi koronavirusi mbahet nën kontroll vetëm nga vaksina dhe ilaçet.

Tedros tha se vendet mund t’i bëjnë të dyja dhe vuri në dukje se shumë kombe europiane e kanë bërë tashmë diçka të tillë.

” Të heqësh dorë nga kontrolli i koronavirusit është e  rrezikshme dhe kontrolli duhet të jetë gjithashtu pjesë e strategjisë,” shtoi Tedros.

Qeveritë dhe qytetarët duhet të bëjnë të dy pjesën e tyre, pasi “ky virus është i rrezikshëm. Nëse nuk mbahet nën kontroll, mund të shkaktojë katastrofa, ”tha ai. s.ba/abcnews.al