OBSH: Gjysmë milionë refugjatë ukrainas kanë probleme të shëndetit mendor

schedule13:29 - 22 Mars, 2022

schedule 13:29 - 22 Mars, 2022

Rreth 500,000 refugjatë ukrainas që kanë mbërritur në Poloni vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, sipas të dhënave të Organizata Botërore të  Shëndetësisë, shkruan skynews

Sipas të dhënave, gjithashtu 30,000 nga ukrainasit që kanë mbërritur në vendet fqinje kanë probleme të shëndetit mendor, ku shumë prej tyre nevojë për kujdes të veçantë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raportoi se numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi ka shkuar në 3.5 milionë.

Gjithashtu  më shumë se dy milionë kanë mbërritur në Poloni, ndërsa pjesa tjetër janë zhvendosur në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi.

Ndërsa një pakicë  është larguar  për në vendet e Europës kontinentale.

/abcnews.al