Europa do të përballet me 6 muaj të vështirë për shkak të pandemisë. Ky është paralajmërimi i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi kontinenti është përsëri epiqendra e pandemisë së koronavirusit.
Sipas BBC, drejtori i organizatës për Europën, Hans Kluge, deklaroi se vendi kishte regjistruar më shumë se 29 mijë viktima javën e kaluar.
Sidoqoftë ai theksoi se rastet e reja ishin në rënie pasi masat kufizuese po japin rezultatet e duhura.
Gjatë një samiti virtual të enjten, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku mund të miratojë dy vaksina deri në fund të vitit.
Deri më tani, Europa ka regjistruar 15 milionë raste me koronavirus dhe 354 mijë viktima.
“Europa është përsëri epiqendra e pandemisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Kluge.
“Do të ketë dritë në fund të tunelit, por do të jenë gjashtë muaj të vështirë”, shtoi ai. abcnews.al