Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se është ende shumë herët që të shpallet fitorja ndaj Covid-19 apo që të hiqet dorë nga përpjekjet për të frenuar transmetimin.
Duka folur për gazetarët, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha: “Është ende herët që të shtetet të dorëzohen apo të shpallin fitoren. Virusi është i rrezikshëm dhe vijon të evoluojnë përpara syve tanë.”
Komentet e kreut të OBSH vijnë në një kohë kur Danimarka është bërë shteti i parë i Bashkimit Evropian që heq të gjitha kufizimet anti-covid pavarësisht numrave në rritje. Edhe vende të tjera po bëjnë lëvizje të ngjashme.
Tedros shtoi: “Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Më shumë transmetim i Covid-19 do të thotë më shumë vdekje.”
Shefi i agjencisë shëndetësore të OKB-së vuri në dukje se që kur Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore 10 javë më parë, rreth 90 milionë raste janë raportuar në OBSH – më shumë se në të gjithë vitin 2020. /abcnews.al/