OBSH e shqetësuar për shpërdarjen e vaksinave në botë: Vendet e pasura të dhurojnë për të varfrit

schedule18:36 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 18:36 - 9 Dhjetor, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë mendon, se përhapja e variantit Omicron do bëjë që shtetet e pasura të grumbullojnë sa më shumë vaksina. Kjo gjë pritet të ndikojë te vendet që kanë administruar, deri tani një numër të vogël vaksinash dhe që kanë një numër të lartë qytetarësh të pavaksinuar.

Shumë qeveri në botë kanë filluar aplikimin e dozës së tretë pas zbulimit të variantit të ri në Afrikën e Jugut. Institucionet shëndetësore janë në alarm, për shkak se mendojnë që vaksinat aktuale mund të jenë më pak efektive ndaj Omicron. Studimet e fundit të kompanisë Pfizer-BioNTech tregojnë, se vaksina e tyre është më pak efektive ndaj variantit të ri, por aplikimi një doze të tretë rrit efektshmërinë.

Drejtoresha për vaksinat në OBSH Kate O’Brien deklaroi, që vendet e pasura duhet të vazhdojnë të dhurojnë vaksina për të ulur pabarazinë midis vendeve.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!