OBSH dërgon 32 tonë furnizime mjekësore në Liban

schedule15:28 - 5 Gusht, 2024

schedule 15:28 - 5 Gusht, 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar 32 tonë furnizime mjekësore në Liban në pritje të një konflikti të mundshëm në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme.

“Qëllimi është transferimi i këtyre furnizimeve dhe ilaçeve në spitale të ndryshme dhe sektorin shëndetësor në Liban, veçanërisht në vendet më të rrezikuara, në mënyrë që të jemi gati të përballemi me çdo emergjencë,” tha ministri i shëndetësisë për Libanin Firas Abyad.

Javën e kaluar, ushtria izraelite vrau një komandant të lartë të grupit libanez Hezbollah, ndërsa lideri i Hamasit Ismail Haniya u vra në Teheran, duke shkaktuar frikën e një lufte më të gjerë rajonale.

Mijëra njerëz po largohen nga Libani me qeverinë britanike që ka këshilluar qytetarët e saj të largohen nga vendi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!