OBSH: 62 sulme në institucionet shëndetësore në Ukrainë

schedule12:47 - 22 Mars, 2022

schedule 12:47 - 22 Mars, 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  këtë të martë ka bërë me dije se 62 institucione shëndetësore janë sulmuar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se organizata tha se 15 persona kishin vdekur në sulmet dhe të paktën 37 të tjerë ishin plagosur.

Ndërkohë, zyrtarët e OBSH-së në Poloni thonë se një vlerësim i shpejtë sugjeron se rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë mbërritur atje vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kryesisht për shkak të traumave.

Përveç kësaj, punonjësit e shëndetësisë në kufij raportojnë se vijnë fëmijë dhe nëna që vuajnë nga rraskapitja dhe dehidratimi, ndërsa shumë të moshuar vijnë pasi udhëtojnë për ditë të tëra pa ilaçe për sëmundjet themelore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) tani raporton se 3.557 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Kjo shifër po i afrohet planifikimit fillestar për katër milionë, dhe agjencia pranoi sot se mund të tejkalohet së shpejti.

Deri më tani, UNHCR nuk e ka rishikuar shifrën e saj të planifikimit, por si ajo ashtu edhe OBSH thonë se po përgatiten nëse konflikti vazhdon për një numër “masiv” njerëzish që vijnë shumë shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!