OBSH: 604 të vdekur dhe 5,127 të plagosur në Sudan  

schedule15:14 - 9 Maj, 2023

schedule 15:14 - 9 Maj, 2023

Mbi 600 njerëz kanë vdekur në konfliktin e armatosur  në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, sipas një deklarate të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tarik Jasarevic, zëdhënës i OBSH-së, bëri publike shifrat e reja në një konferencë të OKB-së, duke theksuar se 604 persona kanë vdekur dhe 5,127 janë plagosur që nga fillimi i trazirave në Sudan më 14 prill.

Më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur brenda në Sudan, tha Jasarevic, më shumë se dyfishi i 340,000 nga vetëm një javë më parë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!