Numrat e rasteve të koronavirus janë duke u stabilizuar në pjesë të Lindjes së Mesme por situata mbetet kritike, pasi shumë vend raportojnë raste me variante të reja, tha tOrganizata Botërore e Shëndetësisë.
Ahmed al-Mandhari, drejtori i rajonit mesdhetar lindor të OBSH-së, i cili përfshin pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, tha në një konferencë për shtyp nga Kajro se të paktën një nga tre variantet e reja të koronavirusit u raportua në 13 vendet në rajon. Ai nuk përmendi emrat e vendeve.
Të tre variantet e reja janë më ngjitëse, sipas OBSH-së.
Al-Mandhari tha se ka rreth 6 milion raste të konfirmuara të koronavirusit në rajon dhe rreth 140,000 vdekje. OBSH i nxiti njerëzit të vazhdojnë të marrin masa paraprake kundër virusit.
Organizata tha se 6.3 milion vaksina janë administruar në 12 vende në Mesdheun lindor.
“Vaksinimet janë një pikë kthese në përballjen me virusin, por vetëm vaksinat nuk janë të mjaftueshme,” tha al-Mandhari, duke shtuar se distancimi shoqëror, mbajtja e maskave dhe mbajtja e pastër mbeten mënyrat kryesore për të luftuar përhapjen e virusit.
Ai tha që sa më shumë njerëz të jetë e mundur duhet të vaksinohen para se të bien në kontakt me ndonjë nga variantet e reja të virusit.
Libani ka qenë një nga vendet më të goditura në rajon në javët e fundit me spitale që punojnë me kapacitet gati maksimal mes një bllokimi në të gjithë vendin. Një komb me 6 milion njerëz, përfshirë një milion refugjatë sirianë, Libani ka konfirmuar gati 340,000 raste.
Irani mbetet vendi më i goditur i rajonit me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me rreth 1.5 milionë.l.k/abcnews.al