OBSH: 1 në 3 persona preken nga probleme neurologjike

schedule13:02 - 16 Mars, 2024

schedule 13:02 - 16 Mars, 2024

Sipas OBSH-së, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat sjellin edhe shkakun kryesor të sëmundjeve dhe paaftësisë. Studimi i ri i publikuar në “The Lancet Neurology” ka dhënë faktet se gjatë vitit 2021, mbi 3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga një problem neurologjik.

Të dhënat e studimit thonë se numri i këtyre problemeve është rritur me 18%, krahasuar me vitin 1990.

Zakonisht, problemet neurologjike kanë shkaktuar më shumë paaftësi te burrat, në krahasim me gratë, por në disa sëmundje si: migrena, komplikimet si pasojë e lindjes së parakohshme dhe demenca kanë prekur më shumë gratë.

Që prej vitit 1990, nurmri i individëve që jetojnë apo vdesin nga sëmundjet neurologjike është rritur, si pasojë e ndryshimeve demografike. Neuropatia diabetike është gjendja që është rritur më tepër. Kjo rritje, sipas ekspertëve është në përputhje me rritjen e shifrave të diabetit.

Gjithashtu, një tjetër shkak është edhe pandemia Covid-19, e cila solli ndërlikime neurologjike, të cilat nuk ekzistonin më parë dhe në ditët e sotme përbëjnë rreth 23 milionë raste.

Studiuesit thonë se eliminimi i faktorëve të tillë si presioni i lartë i gjakut dhe ndotja e ajrit mund të parandalojnë deri në 84% rrezikun e goditjeve në tru. Ulja e niveleve të larta të glukozës plazmatike mund të zvogëlojë rrezikun nga dimenca me 14,6%.

Eliminimi i duhanit, i cili kontribuon në rrezikun e goditjes në tru, sklerozës së shumëfishtë dhe demencës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!