Oboti i izoluar nga përmbytjet, Basha takon banorët: Duhej parandaluar

schedule13:48 - 10 Janar, 2021

schedule 13:48 - 10 Janar, 2021

Lideri i opozitës gjatë vizitës në Shkodër për shkak të situatës së përmbytjeve është ndalur në fshatin Obot.

I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, Basha vijoi takimet me banorët, ndërsa shtoi se izolimi nga përmbytjet është pasojë e keqmenaxhimit.

Basha tha se banorët janë të izoluar, duke theksuar se PD do të bëjë gjithçka për banorët.

“Rruga e Obotit prej tre ditësh vijon e bllokuar, mund të futesh me shumë vështirësi mjete ushtarake. Banorët kanë nevojë për solidaritet sepse gjendja vijon të përsëritet”, u shpreh një nga banorët.

““Është e lehtë për të qenë i hidhëruar me këtë që po ndodh dhe unë të kuptoj shumë mirë. Prandaj jemi afër jush sot. Edhe me kryetaren e bashkisë kam komunikuar që prej fillimit, se dihej që ju goditeni të parët. 

Natyrisht përgjegjësinë për t’ju ndihmuar e ka shteti, po dhe ne me çfarë kemi mundësi do t’ju ndihmojmë me gjithçka. Kryetarja e bashkisë më ka komunikuar gjithë masat që ka marrë. Shpesoj që prania këtu e këtyre efektivëve të vihet në përdorim për ata që do të kenë nevojë. 

Nga ana tjetër duhet të bëjmë gjithçka dhe ne t’ju gjendemi pranë me çdo mënyrë, me çdo formë të mundshme. Kjo është situatë jashtëzakonisht e rëndë, nga COVID në përmbytje, jetë njerëzish të humbura, ekonomi e shkatërruar. 

Padiskutim mund të ishte menaxhuar më mirë, padiskutim mund të ishin parandaluar disa gjëra, po tani që situata po vazhdon të precipitojë, duhen marrë të gjitha masat për të qenë afër njerëzve. 

Kështu që siç i keni pasur dhe i keni në krahë njerëzit tanë. Edhe unë sot ndodhem këtu për të qenë pranë jush e për t’ju thënë me gjithçka që kemi, ne, unë, Partia Demokratike, opozita, do bëjmë gjithçka të jemi pranë jush në çdo formë dhe mënyrë që mundemi. 

Por duhet ta theksoj që detyra kryesore sot është e shtetit, të lërë mënjanë çdo gjë tjetër edhe të bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, në veçanti atyre që janë në nevojë ekstremi, në veçanti Oboti, ana e malit është padiskutim ai që goditet i pari, ai që vuan i pari, ai që ka vuajtur më shpesh dhe që akoma nuk ka marrë dëmshpërblimet e situatave të kaluara”, tha Basha.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi tha problem në këtë zonë mbeten kanalet e para kulluese të cilat nuk i ka më kompetence dhe këto sipas saj nuk janë pastruar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!