Oboti i izoluar, infermieri i fshatit “derë më derë” për të sëmurët

schedule16:07 - 29 Janar, 2021

schedule 16:07 - 29 Janar, 2021

Vinçenc Gocaj infermieri që çdo ditë ju vjen në ndihmë banorëve të Obotit të cilët prej 22 ditësh janë të izoluar për shkak të përmbytjeve.

Gocaj këtë të premte shkoi në banesën e Pashuku pasi zonja e shtëpisë shfaqi probleme shëndetësor.

“Gjendja e tyre në këto mosha dihet llogarite si mund të jetë në këtë kohë gjendja përkeqësohet”, ka thënë ai.

Për fat të mirë infermieri banon në Obot dhe ka mundësi t’ju shërbejë të moshuarve. Kur është e nevojshme ai konsultohet dhe me mjekët e Shkodrës.

“Kemi pas dy që kemi çuar natën dhe një ditës se shumë raste ka që o është ujë o s’është makina. Ku ta coj atë pacient ku vjen dot ajo ambulancë. Kam pas e ndihmën e mjekëve kam komunikuar, po s’është zgjidhje. Po na ndodhi ndonjë gjë ku ta çojmë, në Shkodër me çfarë”, ka thënë infermieri.

Vinçenci thotë se për Obotin nuk mendon askush asnjë zgjidhje. Vetë ai e ka një të tillë.

“Na duhet një rrugëdalje vetëm Oboti se ka një rrugë .Si bie në mend kujt për këtë fshat. Thonë Oboti Oboti, kemi prurë ushtarë, mirë po kujt i duhen. Të gjejnë një grykë derdhje tjetër. Ka mundësi të bëjnë një kanal të bëhet një grykë mes Vriollit dhe Velipojës. Të gjithë e dinë që mund të nxjerrin një kanal aty”, është shprehur ndër të tjera.

Në fshatin Obot jetojnë rreth 100 familje të cila sa herë ka reshje izolohen për shkak të përmbytjeve. /abcnews.al