Oboti, fshati që u kthye në liqen, uji pushton servisin, pronari e nxjerr me pompë

schedule21:37 - 11 Shkurt, 2021

schedule 21:37 - 11 Shkurt, 2021

Në Obot prej disa javësh vijon që të jetë e njëjta gjendje, gjithçka e përmbytur. Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell pamjet e një servisi që është pushtuar nga uji, ndërsa pronari e nxjerr me pompë.

Por situata është e tillë në cdo cep të fshatit duke e bërë të pamundur jetën normale. Brenda fshatit lëvizet vetëm me varkë, pasi është kthyer në liqen nga përmbytjet.

Situata është rënduar akoma më shumë me reshjet e shiut që kanë rënë në 24 orët e fundit, ndërsa presidenti Meta dhe kryetarja e bashkisë Ademi kërkuan shpalljen e gjendjes së emergjencës./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!