Oblak: Unë ndihem mirë këtu, pyesni Atleticon nëse ka nevojë të më shesë

schedule14:38 - 30 Maj, 2021

schedule 14:38 - 30 Maj, 2021

Jan Oblak është një nga pikat më të forta të Atletico Madrid. Portieri slloven është një garanci mes shtyllave të kampionëve të Spanjës.

Manchester United është i interesuar për shërbimet e tij, por 28-vjeçari thekson për Marca që ndihet mirë tek ekipi i Diego Simeones dhe nuk mendon fare për të ardhmen.

Nuk dua të flas për të ardhmen. Unë jam pjesë e Atletico Madrid, u bënë shtatë vite që luaj këtu dhe kam edhe dy vite të tjera kontratë me klubin. Nuk e mbaj mendjen tek e ardhmja.

Largimi? Nuk e di, varet nga situata ekonomike, duhet kuptuar nëse klubi ka nevojë të shesë ndonjë lojtar. Gjërat ndryshojnë shpejt në futboll.

Kam luajtur mbi 300 ndeshje në La Liga, tani po shijoj titullin kampion dhe nuk mendoj fare se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Jam portieri i Atleticos, ndihem i lumtur këtu ku jam, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen“, deklaroi një nga portierët më të mirë në botë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!