Oblak: Atletico e mësuar me vuajtje, kështu i shijon më shumë trofetë

schedule17:35 - 19 Maj, 2021

schedule 17:35 - 19 Maj, 2021

Atletico Madrid është një fitore larg fitimit të titullit kampion në Spanjë. Ekipi i Diego Simeones duhet të marrë tre pikët në sfidën e fundit të kampionatit në fushën e Valladolid.

“Colchoneros” janë të karikuar në maksimum për duelin e fundjavës (e shtunë, 18:00). Jan Oblak, një nga pikat më të forta të Atleticos, flet rreth karakteristikës së skuadrës kryeqytetase dhe objektivit titull.

Kështu ka qenë gjithmonë për këtë klub, ka pasur shumë vuajtje në historinë e Atleticos. Që prej momentit që mësova historinë dhe mënyrën se si funksionon, asnjë titull nuk e kemi fituar lehtë.

Një person më tha njëherë që nga 10 titujt kampionë që ka fituar Atletico, vetëm njërin e ka fituar një javë përpara fundit të kampionatit. Është derdhur shumë djersë për çdo titull.

Njësoj është edhe tani, duhet të jesh në gjendje të vuash. Jam këtu prej 7 vitesh, kjo është e bukura e futbollit, emocionet dhe vuajtjet e bëjnë këtë sport kaq interesant.

Ti kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk e quaj të fituar titullin, dua të përgatitem sa më mirë për sfidën e së shtunës kundër Valladolid, njësoj si edhe shokët e mi të ekipit.

Është një finale për të dy skuadrat, na pret një takim i vështirë. Le të përgatitemi sa më mirë, më pas do e vendosë fusha nëse do të festojmë apo do të trishtohemi“, deklaroi “gardiani” slloven. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!