Korabi zhvilloi një sezon pozitiv, por nuk ia doli dot të rikthehet në Superiore. Në klubin dibran nuk janë dorëzuar dhe do provojnë sërish sezonin e ardhshëm kalimin në elitën e futbollit shqiptar.
Dy afrime janë zyrtarizuar sot tek skuadra e Korabit, që përforcon sulmin dhe mesfushën. Sergerso Geci dhe Vilson Mziu janë dy futbollistët më të rinj të dibranëve.
I pari është 19 vjeç, luan si sulmues dhe vjen nga Vora, ndërsa 30-vjeçari Mziu aktivzohet në mesin e fushës dhe sezonin e kaluar luajti me Vorën dhe Sopotin.
“Klubi i Futbollit Korabi njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarët Segerso Geci dhe Vilson Mziu. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese!“, lexohet në postime e Korabit.
Ekipi do të drejtohet sezonin e ri nga Artan Mërgjyshi. Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe në stol, ka drejtuar edhe më parë Korabin dhe do të bëjë maksimumin për të realizuar objektivin Superiore. /abcnews.al