Objektivi për stolin, Tottenham tenton trajnerin më jetëgjatë në Serie A

schedule15:26 - 12 Maj, 2021

schedule 15:26 - 12 Maj, 2021

Drejtuesit e Tottenham vazhdojnë të punojnë në lidhje me trajnerin e ri të skuadrës. Presidenti Daniel Levy preferon t’ia besojë drejtimin e skuadrës një trajneri italian.

Emra si Max Allegri dhe Maurizio Sarri kanë dalë në skenë për stolin e “Gjelave”, por jo vetëm. Spurs pëlqejnë shumë edhe Simone Inzaghin, i cili po mbyll sezonin e pestë në krye të Lazios.

La Lazio Siamo Noi raporton se drejtuesit e klubit të Premier League po përgatisin një ofertë për 46-vjeçarin, i cili vlerësohet shumë për stilin e futbollit që praktikon.

 

Gjatë një bisede me Igli Taren

Kujtojmë që Inzaghi ka pranuar në parim rinovimin me Lazion kohë më parë, ai ka një akord paraprak me presidentin Lotito, por firma në kontratën e re nuk po vjen.

Trajneri kërkon garanci për të vijuar të jetë në krye të bardhekaltërve, teksa në Itali komentohet si një lëvizje lamtumire në fund të sezonit ky qëndrim i Inzaghit.

Tottenham është gati të përfitojë dhe së shpejti do të nisë negociatat me agjentin e një prej trajnerëve të rinj italianë më të suksesshëm (ka fituar tre trofe me Lazion). /abcnews.al