Emerson Royal është një nga objektivat e Milanit në merkato. 22-vjeçari brazilian aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe prej shkurtit të vitit 2019 është pjesa e Real Betis.
Paraqitjet pozitive me skuadrën andaluziane kanë tërhequr interesimin e kuqezinjve, por lojtari latin pritet të vijojë karrierën në kampionatin spanjoll.
Mundo Deportivo raporton se Emerson Royal, i cili debutoi me kombëtaren e Brazilit dy vite më parë, është afër transferimit te Villareal.
“Nëndetësja e verdhë” ka zhvilluar një sezon fantastik. Më 26 maj do të tentojë fitimin e Europa League në finalen kundër Manchester United.
Një duel tepër e vështirë, por tifozët shpresojnë se skuadra e zemrës do u dhurojë trofeun e madh. Ndërkohë, drejtuesit po merren me detajet e fundit për t’i dhuruar trajnerit Unai Emery shërbimet e Emerson Royal. /abcnews.al