Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Objektivi në merkato, Interi gati të sakrifikojë Sensin për një kampion bote

schedule18:08 - 15 Shkurt, 2021

schedule 18:08 - 15 Shkurt, 2021

Interi ia doli të ngjitet në krye të Serie A mbrëmjen e kaluar pas fitores 3-1 ndaj Lazios. Zikaltrit do të bëjnë të pamundurën për të ruajtur këtë pozicion deri në fund të sezonit, teksa drejtuesit po mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Një nga dëshirat e klubit italian në merkato është Nabil Fekir. 27-vjeçari i kombëtares së Francës, është pjesë e Betis prej verës së vitit 2019 dhe cilësohet si një përforcim fantastik në ofensivë.

 



Nabil Fekir

Fekir luan në rolin e mesfushorit të avancuar, por mund të aktivizohet edhe në krahët e sulmit. Mediat iberike zbulojnë planin e Interit për të siguruar lojtarin me origjinë nga Algjeria. Klubi italian është gati të përfshijë kartonin e Stefano Sensit në këtë operacion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!