Edhe pse Juve ka pasur një nisje aspak dinjitoze, Masimiliano Allegri nuk dorëzohet dhe se objektivi mbetet i njëjti, fitorja e Champions.
Para sfidës ndaj Chelsea, trajneri livornez ka zbuluar se ka një klauzolë në kontratën e tij për premio në rast triumfi në Europë.
“Sigurisht që e kam, çdokush ka ambicie, çdokush ka dëshirë. Nesër do të luajmë kundër kampionëve të Europës, do të jetë një natë e jashtëzakonshme pavarësisht mënyrës se si do të përfundojë. Do të nevojiten entuziazëm, dëshirë dhe emocione për të luajtur këto ndeshje. Kjo të shtyn të bësh gjëra të jashtëzakonshme, të gjithë duhet të punojmë për të bërë maksimumin.
Të fitosh Ligën e Kampioneve, kampionatin. Vetëm kështu mbërrihet në majë. Jo të thuash “kalojmë grupin dhe të shohim”. Asgjë, Dëshira jonë është të arrijmë në finale. Nuk e di nëse ia dalim, por është një objektiv që duhet të sigurojmë. Njëlloj edhe për titullin, kjo është ajo që bën diferencën. Është dëshira, ambicia për të qenë në një skuadër të madhe. Nuk mund të fitosh çdo vit, sepse janë edhe të tjerët, por të fitosh është e jashtëzakonshme. Megjithatë, ky është objektivi”, tregoi Alegri. /abcnews.al/