Houssem Aouar ishte një nga objektivat e Juventusit verën e kaluar. Kampionët e Italisë ishin në garë me Arsenalin për shërbimet e mesfushorit francez, por Lyon refuzoi të gjithë ofertat.
22-vjeçari aktivizohet në qendër të mesfushës, teksa bën shumë mirë edhe mesfushorin e avancuar. Lojtari me origjinë algjeriane debutoi me kombëtaren e Francës tetorin e vitit të kaluar.
Bardhezinjtë nuk e kanë harruar dhe i janë rikthyer pistës Aourar. Sky Sport Italia raporton se drejtuesit e klubit italian kanë rinisur bisedimet me Lyon dhe agjentin e lojtarit.
Aourar numëron 16 ndeshje këtë sezon në Ligue 1, teksa ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar po kaq asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al