Një gjerman është objektivi i ri i Barcelonës. Kampionët e Spanjës kanë piketuar Karim Adeyemi, sulmuesin e Redbull Salzburg. 17-vjeçari është huazuar nga kampionët e Austrisë tek ekipi i Liefering (liga e dytë austriake) dhe deri tani ka shënuar 5 gola.
Lojtari me origjinë nigeriane, i cili aktivizohet në krah të djathtë të sulmit dhe në qendër, është pjesë e Gjermanisë U17, aty ku ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje.
El Mundo Deportivo raporton se klubi austriak kërkon 8 milionë euro për shërbimet e tij. Në Spanjë e krahasojnë me Ansu Fati, 16-vjeçarin e talentuar që ka debutuar e shënuar me ekipin e parë.
Adeyemi ra në sy në ndeshjet e UEFA Youth League dhe spanjollët po e monitorojnë me sukses lojtarin e talentuar. /abcnews.al