Dominik Szoboszlai është një nga objektivat e Milanit në merkato. Talenti i Salzburg në kampionatin austriak, aktivizohet në krahun e majtë të mesfushës dhe së fundmi ka folur rreth së ardhmes në një prononcim për Rangado24.hu.
“Dua të arrij shifrën e 150 ndeshjeve me kombëtaren e Hungarisë dhe dua të fitoj Champions League me klube. Rangnick? Njihemi së bashku, ai është lideri shpirtëror i familjes së Red Bull.
Jemi takuar edhe kohët e fundit, por ai nuk punon te Milani. Nuk mund të them asgjë për momentin rreth së ardhmes time. Nuk kam thënë se dua të fitoj Champions në skuadrën aktuale ose klubin e ardhshëm, fitimi i këtij trofeu është objektivi i jetës time.
Kjo është ëndrra ime e madhe dhe fakti që kam punuar fort prej kohës kur isha fëmijë. E ardhmja? Mund të them që është Italia ose Spanja”, përfundon mesfushori 19-vjeçar i Salzburg. /abcnews.al