Objektivi i Milanit për sulmin, Santos ul pretendimet për Neymarin e ri

schedule14:59 - 23 Korrik, 2021

schedule 14:59 - 23 Korrik, 2021

Kaio Jorge është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit brazilian. 19-vjeçari aktivizohet në majë të sulmit dhe është pjesë e ekipit të parë të Santos prej janarit të vitit 2019.

Milani e ndjek prej kohësh dhe po punon për ta transferuar nën urdhrat e Stefano Piolit. Sulmuesi ka kontratë me klubin brazilian deri më 31 dhjetor.

Në janar del i lirë, por kuqezinjtë e duan menjëherë në skuadër. Santos kërkonte 10 milion euro, por i ka ulur pretendimet dhe tani kënaqet edhe me 6 milion euro.

Ndërkohë, Milani ofron vetëm 3 milion euro për kartonin e lojtarit të talentuar. Në Itali janë të sigurt që Santos do të “dorëzohet” dhe do të pranojë shumën e ofruar. /abcnews.al