Objektivi i Milanit në merkato, talenti belg mahnit Maldinin dhe Massarën

schedule08:58 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 08:58 - 5 Dhjetor, 2020

Paolo Maldini dhe Frederic Massara vazhdojnë të kërkojnë për talente të reja. Milani ka plan të qartë: synohen të afrohen lojtarë të rinj në moshë dhe të talentuar për t’u rritur pastaj në Milanello.

Një ndër lojtarët që intrigon drejtuesit e kuqezinjve është Charles De Ketelaere. 19 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues i majtë, dhe është një prodhim i Club Brugge.

Prej korrikut të kaluar është pjesë e ekipit të parë, teksa këtë nëntor debutoi me kombëtaren e Belgjikës. Në kampionat ka shënuar një gol këtë sezon, ndërsa në Champions League dy të tillë.

Përveç talentit me topin dhe vizionit të lojës, De Ketelaere është edhe një lojtar i fortë fizikisht (192 cm i gjatë). Futbollisti ndiqet me interes edhe nga Atalanta. Milani po e monitoron dhe po përgatit një ofertë për Club Brugge, kampionët e Belgjikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!