Manchester United po tenton të gjejë zgjidhje në merkato dhe ka një objektiv të madh për repartin e mbrojtjes. Dëshira e “Djajve të Kuq” është Kalidou Koulibaly. Senegalezi është ndër më të fortët në botë në rolin e tij, por po kalon një sezon të vështirë te Napoli.
Drejtuesit e klubit italian kërkojnë 100 milion euro për të lënë të lirë 28-vjeçarin dhe The Mirror raporton se United është gati ta paguajë këtë shumë. Ole Gunnar Solskjaer e dëshiron afrikanin për ta vënë përkrah Maguire dhe transferimi pritet të ndodhë në merkaton e verës.
Tratativat mes dy klubeve do të nisin në muajt e ardhshëm dhe Koulibaly te United janë optimistë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të ekipit të Gennaro Gattusos. /abcnews.al