Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, e ka një dëshirë për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi kërkon të transferojë në Londër Philippe Coutinhon. Dyshja kanë një të kaluar së bashku, kur braziliani qëndroi 6 muaj në huazim tek Espanyoli i Pochettinos.
Pochettino e kërkon Coutinhon për në merkaton e verës, pra në momentin kur huazimi i tij tek Bayerni mbaron. Sipas ‘The Sun’, trajneri i ‘Spursave’ e kërkoi 27-vjeçarin dhe verën e kaluar, por ai përfundoi në Gjermani.
Braziliani nuk ka shumë hapësira në formacionin bavarez dhe një kalim në Londër mund ta tundojë atë. Ai ka shënuar vetëm 2 gola në 14 ndeshje këtë sezon me Bayernin. Ndërkohë, Tottenham momentalisht ndodhet në vendin e 14 në renditje dhe shpreson ta hedh pas krahëve nisjen jo të mirë të sezonit. /abcnews.al