Te Juventusi nuk kanë dyshime dhe kanë vendosur të përforcojnë sulmin për sezonin e ardhshëm me Memphis Depay. Ylli i Lyon, i cili aktivizohet në çdo rol të repartit ofensiv, del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe do të zgjedhë vetë ekipin e ardhshëm.
Për 27-vjeçarin holandez interesohet prej kohësh edhe Barcelona. Raporti i mirë që ka sulmuesi me trajnerin Koeman bën katalanasit favoritë, por situata në klubin iberik nuk është aspak e mirë dhe “Zonja” mund të përfitojë.
Calciomercato raporton se Depay do të marrë një vendim për të ardhmen së shpejti dhe te Juventusi po përgatisin një ofertë tunduese në lidhje me lojtarin ofensiv të kombëtares së Holandës. /abcnews.al