Objektivi i madh i Ancelottit, sakrifikon Kean për yllin e Lazios

schedule20:33 - 17 Prill, 2020

schedule 20:33 - 17 Prill, 2020

Carlo Ancelotti e njeh mirë tregun italian dhe objektivi i madh i tij për sulmin luan në Serie A. Flasim për Ciro Immobilen, goleadorin e Lazios dhe golashënuesin më të mirë të këtij sezoni në Itali me 27 gola.

Trajneri italian po tenton të krijojë një Everton shumë të fortë dhe objektivi për sezonin e ardhshëm do të jetë kualifikimi në Champions League. Mediat angleze zbulojnë edhe ofertën për bomberin e Lazios: para dhe kartonin i Moise Kean, për të cilin klubi nga Liverpuli pagoi 30 milion euro verën e kaluar.

Talenti italian nuk është përshtatur në ishull dhe dëshiron të rikthehet në vendlindje. Gjithsesi, akordi i Ancelottit me Immobilen do të jetë shumë i vështirë. 30-vjeçari ndihet për mrekulli në kryeqytetin italian, ka një kontratë të gjatë më bardhekaltrit dhe Lazio nuk ka aspak ndërmend ta shesë. /abcnews.al