Përveç një mesfushori, Inter po kërkon edhe për një mbrojtës krahu. Një ndër të preferuarit e klubit zikaltër është Layvin Kurzawa, por lojtari i PSG-së ka refuzuar ofertën e parë.
L’Equipe raporton se klubi italian i ka ofruar një bonus të mirë në momentin që do të firmosë, teksa zbulohet shkaku i refuzimit. Kurzawa, të cilit i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni, preferon transferimin në Premier League dhe po pret oferta nga ishulli. Inter nuk dorëzohet dhe beson se do arrijë të bindë francezin.
Drejtuesit zikaltër po përgatisin propozimin e radhës dhe pritet t’ia paraqesin atij në ditët e ardhshme me shpresën që kësaj here do të sigurojnë “po”-në e Kurzawës. /abcnews.al