“Objektivi është vendi i parë”, Gjimshiti: Duket, në stërvitje te gjithë japim maksimumin

schedule17:37 - 9 Qershor, 2022

schedule 17:37 - 9 Qershor, 2022

Berat Gjimshiti ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Izraelit.

Ai ka theksuar se skuadra do të japë maksimumin në këtë sfidë teksa ka përmendur se e ka lënë pas gabimin kundër Islandës të cilin do të përpiqet ta korrigjojë në këtë sfidë.

Presioni në këtë sfidë?

Çdo kundërshtar te jep presion nuk ka skuadër qe nuk te jep presion, është me mirë qe ka presion se je me i përqendruar, skuadra ka objektivin vendin e parë. Duket ne stërvitje te gjithë japim maksimumin. Te gjithë duan vendin e titullarit, çdo ndeshje ka vështirësitë e veta do japim maksimumin.

Izraeli?

Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtar te shpejtë, do shikojmë forcat tona te mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme.

I pranishëm në konferencë për shkak të gabimit ?

Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen në intervistë. Për gabimin kam parë se keni qejf te flisni. Në çdo pune te gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet ne ndeshjen tjetër.

Islanda apo Izraeli?

Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep me shume ne fund merr vendin e parë. Të dyja mendoj se njësoj.

Vështirësitë e skuadrës?

Sigurisht qe kemi diskutuar, në ndeshjen e fundit kemi bere gjithçka mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë në këtë ndeshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!