8 Mars. PS në momentin që dorëzoi listën e kandidatëve për deputetë në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit vendosi edhe objektivin bazë dhe maksimal. Edi Rama më shumë se një muaj më parë do të deklaronte se Partia Socialiste ka si synim bazë 78 mandate dhe maksimal 88 mandate.
Socialistët mandatin e tretë e fituan, por as synimi bazë dhe as maksimal nuk u arrit, pra morën mbi 71 mandate për formuar qeverinë, zyrtarisht 74, por jo 78 sa ishte vendosur synimi bazë apo 88 që ishte maksimali.
Por cilat ishin qarqet që e arritën objektivin?
Abcnews.al sjell më poshtë shifrat, ku PS e arriti objektivin bazë në Lezhë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë, ndërsa maksimali u arrit vetëm në Gjirokastër. Në Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Fier nuk u arrit as objektivi bazë dhe as maksimal.
Objektivat dhe arritjet
Shkodër
Objektiv bazë 4 mandate, maksimal 5
PS mori vetëm 3 mandate
Kukës
Objektivi bazë dhe maksimal 2 mandate
PS mori vetëm 1 mandat
Lezhë
Objektivi bazë 3 mandate dhe maksimal 4
PS arriti objektivin bazë, 3 mandate
Dibër
Objektivi bazë dhe maksimal 3 mandate
PS mori 2 mandate
Durrës
Objektivi bazë 8 mandate dhe maksimal 9
PS arriti objektivin bazë, 8 mandate
Tiranë
Objektivi bazë 19 dhe maksimal 20
PS mori 18 mandate
Elbasan
Objektivi bazë 8 mandate, maksimal 9
PS arrin objektivin bazë, 8 mandate
Fier
Objektivi bazë 10 mandate, maksimal 11
PS arrin mori 9 mandate
Berat
Objektiv bazë 5 mandate dhe maksimal 6
PS arrin objektivin bazë, 5 mandate
Korçë
Objektiv bazë 6 mandate dhe maksimal 7
PS arrin objektivin bazë, 6 mandate
Vlorë
Objektivi bazë 8 mandate, maksimal 9
PS arrin objektivin bazë, 8 mandate
Gjirokastër
Objektivi bazë 2 mandate, maksimal 3
PS arrin objektivin maksimal, 3 mandate
db/ Abcnews.al