Memphis Depay është shumë i lumtur që u transferua te Barcelona. Sulmuesi holandez ishte një nga dëshirat e trajnerit Roland Koeman, i cili e njeh mirë pasi kanë punuar së bashku te kombëtarja holandeze.
Sulmuesi 27-vjeçar firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin katalanas. Ai shfaqet ambicioz në prononcimin e dhënë për Mundo Deportivo, aty ku zbulon edhe objektivat e mëdha.
“Dua të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm me Barcelonën: LaLiga dhe Champions League“, deklaron Depay, i cili ndalet edhe te tatuazhet e shumta që ka në trup.
“Nuk e kam të vështirë t’i shfaq tatuazhet e mia, pasi ata ndodhen në çdo pjesë të trupit. Të parin e bëra në krah, isha vetëm 15 vjeç, që atëherë më pëlqenin shumë.
Disa kanë të bëjnë me fjalë dhe shprehje motivuese, të tjerë janë kujtime të njerëzve që kam humbur ose kujtime të bukura, si pjesëmarrja e parë në një Kupë Bote.
Sigurisht që ka vend në trupin tim për të tjera tatuazhe, edhe për sukseset e tjera që do të arrij, mund të fitoj shumë në të ardhmen“, deklaroi Depay. /abcnews.al