Objekti i rrallë, pjesë e muzeut/ Lezhë, fondit i shtohet flamuri ynë i përdorur nga një ushtar italian

schedule15:25 - 26 Nëntor, 2024

schedule 15:25 - 26 Nëntor, 2024

Një flamur kuqezi, i cili daton që prej vitit 1939, do të bëhet pjesë e muzeut etnografik të Lezhës, duke u ekspozuar për vizitorët si një simbol i veçantë i identitetit tone kombëtar.

Ky flamur ka një histori jo vetëm për jetëgjatësinë, por edhe për rrugëtimin që ka ndjekur që kur është prodhuar në Itali deri në ditët e sotme.

Në vitin 1939, kur Shqipëria ishte nën pushtimin Italian, gjenerali Ferruccio Ranza, komandant i forcave ajrore te Shqipërisë kishte porositur prodhimin e flamurit kuqezi me shqiponjën e mbretërisë shqiptare, për ta patur në koleksionin e tij.

Me kujdes dhe dëshirën për ta ruajtur në dekada, gjenerali i lartë italian ja trashëgoi flamurin nipit të tij, I cili mban emrin e njëjtë me gjyshin, Ferrucio Ranza.

Ky i fundit, ja dhuroi flamurin mikeshës së tij shqiptare, që jetonte në Itali, Anita Beqiri.

Pasi e ka ruajtur me fanatizëm, Anita vendosi që flamuri të ruhet në muzeun etnografik të Lezhës, duke ja dhuruar këtij institucioni.

Ky flamur tregon admirimin që gjenerali i lartë Italian ndjente për popullin shqiptar dhe kujtimet e tij të bukura, pavarësisht luftës dhe vështirësive të periudhës.

Me këtë simbol të rrallë, në muzeun e Lezhës janë në total 3 flamujt më të vjetër që ruhen edhe sot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!