Njerëzit ne Australi patën mundësinë që të shihnin “shfaqjen” që dhuroi një objekt në lëvizje që krijoi një ngjyrë jeshile në qiell. Astronomët besojnë se bëhet fjalë për një asteroid të largët.
Banorë rreth e qark Australisë ndanë në mediat sociale video dhe foto të objektit të pazakontë që lëvizte në qiell të shtunën mbrëma ndërsa krijonte një shkëlqim të gjelbër.
Një grua nga Australia Perëndimore, Shaz Hussien, e cila arriti që ta filmonte asteroidin ndërsa kalonte në qiell dëgjohet teksa thotë “çfarë dreqin…” ndërsa xhironte. Astronomët besojnë së bëhet fjalë për Asteroidin Asteroid 2002 NN4 që kaloi pranë Tokës të dielën.
“Ishte me të vërtetë shumë gjë e mrekullueshme për t’u parë, e pashë rreth mesnatës dje,” shkruante një përdorues në mediat.
NASA ka identifikuar deri më tani 958,703 asteroidë dhe thotë se impakti me tokën mund të ndodhe çdo 200-300 vite. /abcnews.al/