Objektet arsimore në Ukrainë shndërrohen në bunkerë për të mbrojtur studentët nga sulmet ruse

schedule12:43 - 23 Gusht, 2022

schedule 12:43 - 23 Gusht, 2022

Autoritetet në Ukrainë po shndërrojnë objektet arsimore në bunker për  të strehuar nxënësit dhe  studentët gjate vitit te ri shkollor, si e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur nga bombardimet ruse, shkruan skynews.

Pas dy vitesh pandemi dhe gjysme viti lufte, në Ukrainë po krijohet një brez i humbur. Ndërsa shkollat ​​përgatiten të hapin dyert e tyre në shtator, shumë edukatorë po përballen me faktin se ata nuk kanë aftësinë për të ofruar siguri për nxënësit, apo paqe mendore për prindërit, nëse shkollat ​​e tyre sulmohen.

Ukraina, e njohur për inovacionin dixhital, u përqendrua shpejt në mësimin online pasi infrastruktura mbajti peshën kryesore të ofensivës ruse. Por mungesa e pajisjeve teknologjike dhe aksesi në internet me shpejtësi të lartë ka paraqitur një sfidë.

Si pasojë e luftës janë dëmtuar 2 300 shkolla. Ministri i arsimit tha se rreth 59% e shkollave dhe universiteteve nuk janë gati për në shtator. Lufta ka shkaktuar gjithashtu një largim masiv të mësuesve nga vendi e për këtë shkak po krijon rrezikun e një brezi të humbur.

Kjo është arsyeja pse autoritetet po shohin mundësinë e strehimoreve për t’i mbrojtur nga bombat.

/abcnews.al