Obeziteti tek fëmijët, Daka: Shtohen sëmundjet në moshë të hershme, regjimi ushqimor që duhet ndjekur

schedule11:00 - 9 Korrik, 2021

schedule 11:00 - 9 Korrik, 2021

Obeziteti konsiderohet një faktor rreziku i madh për shëndetin dhe ndikon duke rritur probabilitetin e sëmundjeve të ndryshme. Mjekja nutricioniste Alban Daka foli sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, me moderatorin Alban Musa për rrezikun që paraqet kjo sëmundje tek fëmijët.

Dr. Albana tha se rastet e fëmijëve obezë janë shtuar vitet e fundit dhe kjo ka ardhur si rezultat i mungesës së aktivitetit fizik dhe konsumit të ushqimeve të shpejta. Ajo theksoi se çelësi qëndron tek edukimi i tyre për të kuptuar se çfarë është apo jo e shëndetshme.

“Nëse kemi një fëmijë obez sot, nesër do të kemi një 25 apo 30 vjeçar presion të lartë të gjakut, nëse kemi kaluar në obezitet të avancuar kemi probleme me kockat për shkak të peshës, një diabet në moshë të hershme. Një obezitet sot tek një fëmijë është i barabartë me një person të sëmurë nesër.“, tha mjekja.

“Një fëmijë nuk duhet të vihet në dietë por në një regjim ushqimor të shëndetshëm. Ne fokusohemi tek ato që ne i themi ‘ushqime mbeturina’ të pasura me kalori, me nivele të larta të sheqerit dhe kripërave por nuk kanë minerale. Kur marrim një gjë të paketuar, kanë më shumë kripë, sheqer sesa produktin që emërtohet në qesen që blejmë.”, tha Daka.

Albana Daka ndau gjithashtu disa këshilla për regjimin ushqimor që duhet të ndjekin fëmijët obezë. Ndiqni videon e mëposhtme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!