Kermit Jones, The Guardian
Të moshuarit janë më të rrezikuar ndaj Covid-19. Por studimet për pacientët me Covid-19 në Francë , Itali , Kinë dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë identifikuar disa kushte kronike që rrezikojnë edhe pacientët e rinj: mbipesha.
Ndërsa ne përpiqemi për të mbrojtur veten gjatë pandemisë dhe të përgatitemi për një tjetër pandemi në të ardhmen, zyrtarët shëndetësorë duhet të jenë të qartë në lidhjen mes mbipeshës dhe Covid-19. Obeziteti rrit rrezikun e problemeve në frymëmarrje, shkakton ndryshime në sistemin imunitar dhe mund të shkaktojë inflamacion kronik, raporton abcnews.al
Në vazhdën e Covid-19, ne duhet të trajtojmë obezitetin jo vetëm si një sëmundje, por edhe si një emergjencë të shëndetit publik. Si një mjek i përgjithshëm unë e di se sa e vështirë mund të jetë për disa pacientë të përshtaten me një mënyrë jetesë më të shëndetshme. Por rruga për një jetese më të shëndetshme kërkon një ndryshim në marrëdhënien mjek-pacient.
E vërteta është, se shumica e pacientëve të mi e dinë se çfarë u duhet para se të futen në zyrën time. Derisa të vinë në zyrën time ata e dinë se duhet të humbasin peshë. Pyetja është se si. Shpesh pyesin: çfarë duhet të ha? Çfarë lloj ushtrimesh duhet të bëj dhe sa shpesh? A duhet të marr vitamina shtesë?
Fatkeqësisht pacientët nuk marrin përgjigje për shumë nga pyetjet që kanë sepse ne nuk kemi kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur. Nuk ka rëndësi nëse jeni mjeku më i mirë në botë: një bisedë prej 20-minutësh një ose dy herë në vit, ndoshta nuk është e mjaftueshme por është aq e mjaftueshme për të ndryshuar jetën e një pacienti dhe madje ta shpëtoj atë, raporton abcnews.al
Në lidhjen midis obezitetit dhe sëmundjes vdekjeprurëse si Covid-19, ne të gjithë duhet të përpiqemi të bëjmë më shumë. Mjekët kanë nevojë të kenë më shumë kohë që të bisedojnë me pacientët në mënyrë që ata të krijojnë disa strategji shëndetësore që pacientët t’i praktikojnë gjatë gjithë jetës.
Gjithashtu duhet të merret parasysh strategjia aktuale midis mjekut dhe pacientit për sëmundje relativisht komplekse kronike, si diabeti i tipit dy. Një pacient,në të cilin niveli i glukozës në gjak është shumë më i lartë se normalja, ai duhet të kurohet të paktën çdo 3 muaj, raporton abcnews.al
Nëse pacientët fillojnë të ndryshojnë stilin e jetesës përpara se të vuajnë pasojat e sëmundjeve kronike, ata kanë një shans shumë më të madh për të jetuar më gjatë, për të pasur një jetë më të shëndetshme me ose pa Covid-19. Por ky ndryshim kërkon një marrëdhënie bashkëveprimi intensive mjek-pacient që shkon përtej angazhimit në dieta dhe stërvitje.
Pacientët tanë meritojnë këshilla mjekësore që janë të përshtatshme për metabolizmin e tyre dhe mënyrën si reagon trupi. Ata meritojnë një regjim të përshtatshëm me stërvitje dhe ushqim, raporton abcnews.al
Pacientët duhet gjithashtu të kenë kohën e duhur për ti dhënë informacion të detajuar mjekëve në lidhje me mënyrën e tyre të ushqyerit. Në këtë mënyrë, mjekët mund t’u japin pacientëve të tyre këshilla mjekësore brenda kontekstit të duhur. Sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërish mënyra e duhur por pacientët që rrezikojnë të bëhen obez jo vetëm që e meritojnë këtë lloj të kujdesit intensiv por ata kanë nevojë për të.
Qeveritë federale dhe shtetërore gjithashtu duhet të ofrojnë stimuj tatimor kompanive, punëtorët e tӕ cilëve punojnë të paktën pesë orë në javë.
Një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë për t’u përgatitur për pandeminë tjetër është parandalimi i sëmundjeve kronike përpara se sëmundja të fillojë. Si pjesë e kujdesit shëndetësor, ne jemi betuar për të ndihmuar pacientët tanë. Tashmë ka ardhur koha për ta kontrolluar epideminë e mbipeshës./abcnews.al