Obeziteti është kthyer në problem mbarë botëror dhe këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Shqetësimi më i madh i mjekëve lidhet me numrin e lartë të fëmijëve mbipeshë.
“Në një studim të botuar në 2018, në fëmijët që jetojnë në vendet e rajonit, një grup të moshës 6-16 vjeç, u vu re që përqindja e mbipeshës trupore dhe obezitetit shkonte në 21 për qind.”
Në prag të ditës botërore të obezitetit mjekja endokrinologe në spitalin Hygeia në Tiranë, Blertina Dyrmishi i bën thirrje prindërve të konsiderojnë mbipeshën tek fëmijët e tyre pasi ajo lidhet me një sërë sëmundjesh.
“Prindërit duhet ta konsiderojnë obezitetin tek fëmijët si sëmundje dhe jo ta marrin thjesht si disa kile më tepër. Janë fëmijët që ky obezitet do t’i çojë në rritjen e incidencës për të zhvilluar diabet…”
Ushqimi i shëndetshëm, shmangia e yndyrnave, sheqernave dhe të paktën 1 orë aktivitet fizik në ditë sipas mjekes së Spitalit Hygeia në Tiranë Blertina Dryrmishi do të parandalonte obezitetin tek fëmijët. /abcnews.al/