Obama thumbon Trump

schedule20:29 - 27 December, 2017

schedule20:29 - 27 December, 2017

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, ka thumbuar pasardhësin e tij Donald Trump rreth përdorimit të rrjeteve sociale. Sipas 56-vjeçarit, përdorimi i tyre në mënyrë të papërgjegjshëm është i dëmshëm.

Në një intervistë speciale për BBC, Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, paralajmëron lidhur me përdorimin e papërgjegjshëm të rrjeteve sociale. Ashtu siç ishte parlajmëruar më herët, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë është intervistuar nga princi Herri. Rrjetet sociale, paralajmëron Obama, po shtrembërojnë aftësinë e publikut për të kuptuar çështje komplekse dhe po shpërndajnë informacion të rremë. Nuk është hera e parë që Obama kritikon përdorimin e tepruar, karakteristikë e pasardhësit të tij Donald Trump. Pavarësisht se 56-vjeçari nuk e përmend manjatin amerikan me emër, mediat ndërkombëtare shkruajnë se kjo deklaratë i referohet atij.

“Një nga rreziqet e internetit është se njerëzit mund të kenë realitete krejtësisht të ndryshme: ata mund të përfshihen në informata që përforcojnë paragjykimet e tyre”, shprehet Obama për monarkun anglez. “Kjo ka të bëjë me mënyrën se si e përdorim këtë teknologji për të lejuar një shumëllojshmëri të zërave, një larmi pikpamjesh që duhet të synojnë gjetjen e një baze të përbashkët”, shpjegon ish-presidenti amerikan.

Ndërkohë, Obama tha se shqetësohet për mënyrë se si Shtetet e bashkuara po lëvizin në arenën ndërkombëtare. Një pjesë e intervistës të zhvilluar nga princi Herri për BBC u publikuan më herët. Ndërsa transmetimi i plotë i emisionit me Obamën u bë të mërkurën./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Xhevahir Qardaku