Read More…

"/>

Obama thirret si anëtar jurie në një proces gjyqësor, nuk zgjidhet!

schedule12:27 - 9 Nëntor, 2017

schedule 12:27 - 9 Nëntor, 2017

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, mori pjesë në seleksionimin për të qenë pjesë e një jurie popullore për një proces gjyqësor, në gjykatën e Çikagos, por nuk u zgjodh. Obama, i shoqëruar nga truproja dhe i ndjekur nga gazetarë të shumtë u prit me shumë entuziazëm nga personeli i gjykatës

Si një anëtar i mundshëm jurie, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë u bashkua me kandidatët e tjerë në pritje të seleksionimit. Por vetëm pak minuta më pas ai u lajmërua se nuk do të ishte pjesë e jurisë.

Një nga nënpunëset e gjykatës sapo ka parë ish presidentin i thërriti: Përshëndetje bukurosh, ndërsa një nga kandidatet e tjera për të qenë pjesë e jurisë tha për gazetarët se ishte shkrirë e tëra kur ish presidenti i kishte shtrënguar dorën.

Obama u befasua dhe nga disa fansa që kishin marrë me vete librat e tij për ti kërkuar një autograf. Para se të shkonte në gjykatë Obama në profilin e tij Tuiter kishte komplimentuar demokratët për fitoret në zgjedhjet e së martës për guvernatorë dhe kryebashkiakë.

Obama nuk është ish-Presidenti i parë që thërritet për të qenë anëtar jurie, një detyrë që shumë amerikanë përpiqen ta evitojnë. edhe Xhorxh Bush u paraqit në një seleksionim të tillë në 2015-ën por as ai nuk u zgjodh./abc news