Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Donald Trump për përgjigjjen ndaj krizës me koronavirus. Obama është shprehur se përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ndaj pandemisë ishte “një katastrofë kaotike”.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Obama këto deklarata i ka bërë me qëllim të inkurajimit të ish-stafit të tij, për t’u angazhuar tani në fushatën e Bidenit. Qasja e Trumpit ndaj qeverisë duhet të fajësohet pjesërisht për përgjigjjen amerikane ndaj koronavirusit, ka thënë Obama.
Obama mes tjerash ka kritikuar ashpër edhe vendimin për hedhje poshtë të akuzave kundër ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Flynn, gjatë hetimeve për lidhjet e mundshme mes Trumpit dhe Rusisë.
Ndërkohë deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 80 037 persona dhe 1,3 milion persona janë infektuar nga koronavirusi./abcnews.al