“O zonja ministre…”, Manastirliu ndjek vaksinimin: Të hënën nis për moshat +60 vjeç

schedule10:32 - 11 Prill, 2021

schedule 10:32 - 11 Prill, 2021

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po vijon me grupmoshat mbi 65 vjeç dhe se ditën e hënë do të fillojë edhe për moshat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën duke ndjekur ecurinë në sheshin “Skënderbej”.

Gjatë vizitës ministrja ka përshëndetur të moshuarit që po injektonin vaksinën, ndërsa ka pyetur infermieret si po ecën procesi.

“Goxha fluks se është edhe ditë e diel” tha ministrja. “Do të qëndroj edhe unë këtu, deri sa ta kryesh që të mos e kesh mendjen te vaksina’ i tha ministrja një të moshuare./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!