“O vdeksha unë për ju”, Rama përplaset me deputetët e PD: Ju bëtë disko në kalanë e Lezhës

schedule11:45 - 28 Prill, 2022

schedule 11:45 - 28 Prill, 2022

Diskutimet në Kuvend për koncesionin e Butrintit kanë sjell përplasje mes kryeministri Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi akuza ndaj qeverisjes së PD-së që siç thotë ai, bënë disko në kalanë e Lezhës. Kryeministri duke iu drejtuar deputetëve përsëriti edhe njëherë se po i shkojnë pas të vdekurit, duke iu referuar Sali Berishës.

Lexo edhe: Marrëveshje sekrete për Butrintin? Rama-deputetëve të PD: I shkoni pas të vdekurit

“Sot që flasim është çështja në Gjykatën e Lartë për diskot në kalanë  e Lezhës.  Ju jeni fundi, jeni kumi te bova. S’keni lidhje çare e çfarë flisni. Jeni komplet out dhe nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni., dini vetëm të silleni. Ju keni dhënë leje për benzinata në parqe natyrore. Lind gjenerata tjetër, sa i vjen goja e infektuar me virusin e budallallëkut. Ju vazhdoni jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi e madhe për të gjithë jetimët qëkeni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top. Një i vdekur që e dini të gjallë, ca të gjallë se janë më të vdekur dhe na tregoni ju si bëhet parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.

 

Në seancën e sotme deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi qeverinë për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrinit, me marrëveshje sekrete. Rama i hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se partneri i tyre është fondacioni shqiptaro-amerikan, AADF “Albanian-American Development Foundation”. Kryeministri pranoi gjithashtu se në Butrint do të ketë edhe biznese fitmiprurëse. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!