Florentino Perez është lodhur nga telnovela Mbappe. Presidenti i Real Madridit është i vetëdijshëm se skuadra e Carlo Ancelottit ka nevojë për një sulmues në radhët e tyre që mund të veshë 9-shin e Karim Benzemas. Për këtë arsye ai i ka dhënë një ultimatum lojtarit.
Siç raportohet nga Tomas Gonzalez Martin në “El Debate”, tashmë e di se ai ka disa ditë për të zgjidhur të ardhmen e tij. Nga kryeqyteti i Spanjës nuk do ta presin gjithë verën.
Në këtë mënyrë gjithçka do të varet nga vetë lojtari. Në Francë, ata këmbëngulin se pozicioni i PSG-së është i qartë: nëse nuk rinovon, e shesin atë. /G.D abcnews.al/