“O ta hëngsha piiii”, kryetari i Komunës Ferizaj vlerëson Mozzikun, fansat e ironizojnë

schedule11:02 - 13 Gusht, 2020

schedule 11:02 - 13 Gusht, 2020

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur ditën e djeshme reperin e njohur  Mozzik, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai e ka konsideruar Mozzikun një nga nga më të suksesshmit të rinj ferizajas, që ndoqi ëndrrën e tij e zhvilloi talentin, e që sot adhurohet nga mijëra të rinj.

“Pikërisht sot, në Ditën Botërore të Rinisë, prita një nga më të suksesshmit të rinj ferizajas, që ndoqi ëndrrën e tij e zhvilloi talentin, e që sot adhurohet nga mijëra të rinj.

Gramoz Aliu (Mozzik) më bëri dhuratë albumin e tij më të ri muzikor, që mishëron suksesin e tij edhe jashtë kufijve tanë.

Shembujt e suksesit dhe insistimi në realizimin e ëndrrave meritojnë t’i çmojmë e duartrokasim.

Urime të rinj, Ditën Botërore të Rinisë!
Urime Mozzik – albumin më të ri!”, shkruan Aliu krahas fotove.

Ndërkohë komentet e fansave në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, duke e cilësuar zgjdhjen e duhur. Por ka pas edhe nga ata, të cilët plot ironi  i kanë sugjeruar kryetarit të komunës këngën “Madonna”, e cila u kthye në objekt diskutimi për termat banal që përmban si “O ta hëngsha piiii”./abcnews.al

Komentet e fansave në ‘Facebook’

:

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!